Hapet afati për ankesa për ata që nuk i morën 100 euro

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 15:49

Administrata Tatimore e Kosovës (Administrata Tatimore e Kosovës), ka bërë të ditur se është hapur procesi i aplikimit për ankesa për punëtorët e sektorit privat të cilëve iu është refuzuar kërkesa për mbështetjen financiare prej 100 euro nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit, qytetarët që konsiderojnë se u është refuzuar padrejtësisht kjo mbështetje mund t’i drejtohen Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit të vendimit.

“Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK ka bërë të ditur se formulari për ankesë mund të plotësohet përmes platformës zyrtare për parashtrimin e ankesave.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter