“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po sabotohet, dëme për ekonominë familjare dhe kombëtare

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 00:47

Edhe pse protesta është pasqyrim i një realiteti demokratik, mbart brenda saj edhe frymë fashiste. Këtë deklaratë e bëri kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të përjavshëm “Flasim”, teksa thotë se kjo qasje e bën protestën të rrezikshme.

“Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve”, tha Rama.

Sipas Ramës pasoja më e madhe e protestës po shfaqet në turizëm. Ai thote se turisët e huaj po anulojnë rezervimet.

“Ky do jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne, nga vetë ne, një gjë e paimagjinueshme, por që faktikisht mund të ndodhi, dhe simptomat janë.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi”, shtoi Rama.

35 vjetori i partisë socialiste, e gjeti Shqipërinë më mirë se asnjëherë, tha Rama.

“35 vjet Parti Socialiste, një kremtim i planifikuar prej kohësh, që u kurorëzua me 12 qershorin, në një moment të veçantë, sepse jo thjesht është një ditëlindje dhe një përvjetor, por është një moment që e gjen Shqipërinë më mirë se Shqipëria ka qenë ndonjëherë në çdo aspekt dhe kjo falë Partisë Socialiste dhe qeverive të saj”, tha Rama.

Kryeministri e mbylli podkastin me një vlerësim për arsimin profesional dhe rolin e tij strategjik në punësimin e të rinjve që kërkon tregu vecanerisht në turizim dhe teknologji.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter