Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 21:22

20 plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit nga forcat serbe kishte pasur njëri nga viktimat e masakrës së Reçakut.

Në këtë tabelë, janë të renditura 40 viktima e numri i plagëve që kishin pasur, si dhe organet të cilat i kishin pasur të dëmtuara.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në 91 faqe e ka përmbledhur aktakuzën ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut.

Në dhjetor të vitit të kaluar PSRK-ja ngriti aktakuzë, me propozimin për gjykim në mungesë, ndaj tyre, për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999, e që në dokumentin e organit të akuzës përshkruhen vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimi i pasurisë së civilëve.

“Vrasjet: me datë 15 janar 1999, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, të pandehurit e lartecekur në cilësinë e pjestarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashkëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak.. rreth orës 6:00 të mëngjesit e rrethuan fshatin Reçak, fillimisht e granatuan nga distanca prej disa vendeve të njohura si: “Pishat”, “Gështenjat”, “Çesta” dhe “Guri i Shpum” pastaj me automjete të blinduara, hyjnë në fshat dhe filluan të kontrollonin shtëpo për shtëpi…”

Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzë, është edhe ajo e ish-shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker./TVDUKAGJINI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter