Shitje e kriptovalutave dhe kërcënime me vrasje – Si funksiononte grupi kriminal?

featured
Press Online
13 Qershor 2026, 20:00

Një grup kriminal, tre anëtarë të së cilit u arrestuan ditë më parë, veprimatarinë e tyre nuk e kishin shtrirë vetëm në Kosovë, por edhe në shtete të tjera.

Sipas Prokurorisë Speciale ky grup ka kryer veprat penale të “Mashtrimit”, “Detyrimit”, “Kanosjes” dhe “Shpëlarjes së Parave”, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të një dobie financiare.

Në kërkesën e paraburgimit, të cilën e ka siguruar televizioni Dukagjini, tregohet se si kishte nisur skema e mashtrimit, me anë të shitjes së “Bitcoin”, por me llogari fiktive.

“…i dëmtuari dhe vartësi i tij – pronari i firmës kanë kërkuar nga të pandehurit që për këtë transaksion dhe këto blerje të pajiset me kupon fiskal, mirëpo të pandehurit i kanë vënë në lajthim të dëmtuarit në atë mënyrë që jo vetëm që nuk i kanë pajisur me kuponë fiskal, për më tepër te njëjtit kanë krijuar llogari bankare fiktive, ashtu që në momentin kur i kanë pranuar të hollat të njëjtit pasi i kanë tërhequr, llogaritë e njëjta i kanë deaktivizuar…”– Kërkesa e paraburgimit.

I dëmtuari kur e kishte vërejtur një gjë të tillë kishte kërkuar llogari, duke i kërkuar faturat, por ai ishte përballur me dhunë e kërcënime nga të pandehurit.

“…të dëmtuarin të pandehurit kanë vazhduar që ta godasin me grushte dhe shqelma, ndërkaq për një moment njëri nga të pandehurit ka kërkuar nga tani i dëmtuari që ‘deri nesër t’i sjellë 1 milion euro ose në të kundërtën nëse nuk i sjellë kena me të vra si ata dy personat në Shkup, por ty jo me allati por ta heqi kokën me thikë, ty dhe familjes tënde’…” – Kërkesa e paraburgimit

Madje, njëri nga të dyshuarit kishte krijuar dhe përdorur identitet të rremë për realizimin e transaksioneve financiare si pjesë e aktivitetit të shpëlarjes së parave. Të njëjtit, sipas PSRK-së, kishin u kishin vënë në dispozicion fonde organizatave terroriste.

“…disa prej transaksioneve janë dërguar në adresa me rrezikshmëri të lartë si… dhe të tjera të cilat mbledhin fonde në emër të bamirësisë por që në të vërtetë rezultojnë se mbledhin fonde për financimin e ISIS dhe organizata tjera terroriste…” – Kërkesa e paraburgimit

Në këtë aksion që u zhvillua gjatë së martës, ishin të përfshirë edhe disa shtete evropiane, si dhe FBI.

https://www.youtube.com/watch?v=rv1R1QJB2lc

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter