EVN paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike në dy komuna të Shkupit

featured
Press Online
13 Qershor 2026, 09:51

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se, sipas njoftimit të EVN Maqedoni, sot, e shtunë, 13 qershor 2026, do të ketë ndërprerje të planifikuara në furnizimin me energji elektrike në pjesë të komunave Petrovec dhe Saraj.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në 15:30, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshatrat Badar, Kozhle dhe Bllacë, banorët e lagjes Totinci, si dhe tunelet Katllanovë në komunën e Petrovecit.

Ndërprerje e energjisë elektrike është paralajmëruar edhe në komunën e Sarajit, ku prej orës 08:30 deri në 12:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Saraj, të cilët ndodhen pas xhamisë së vjetër.

Nga institucionet kompetente apelojnë deri te qytetarët që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre gjatë periudhës së ndërprerjeve të paralajmëruara.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter