Arrestohen dy persona për sulm fizik në Fushë Kosovë, njëri i mitur

featured
Press Online
13 Qershor 2026, 09:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar në Fushë Kosovë, njëri prej tyre i mitur.

Sipaa raportit 24-orësh, të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një person, njofton Dukagjini.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter