Madonna rikthehet në BBC për një rrëfim ekskluziv? Zbulon sekretet e karrierës dhe albumit të ri!

featured
Press Online
12 Qershor 2026, 20:22

Madonna do të rikthehet në ekranet britanike me një intervistë të veçantë dhe shumë personale përkrah prezantuesit të njohur Graham Norton, ndërsa përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.

Ylli i muzikës pop, 67 vjeçe, u shfaq elegante në fotografitë promovuese të projektit, me një fustan të shkurtër dhe çizme të gjata mbi gju, duke treguar edhe një herë stilin e saj karakteristik.

Programi special, i titulluar “Madonna + Graham”, do të sjellë një bisedë të thelluar mes dy figurave të njohura, ku Madonna do të rikthejë kujtimet nga fillimet e saj në New York, marrëdhënien e veçantë me Britaninë e Madhe, performancën e fundit në festivalin Coachella Valley Music and Arts Festival, si dhe procesin krijues pas albumit të saj më të ri, “Confessions II”.

Intervista është regjistruar në KOKO në Londër, vendi ku Madonna mbajti koncertin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1983 dhe ku prezantoi gjithashtu albumin legjendar “Confessions on a Dance Floor” në vitin 2005.

Graham Norton e cilësoi projektin si një moment shumë të veçantë në karrierën e tij.

Si një fans i përjetshëm i Madonna-s, është gjithmonë emocionuese ta intervistoj. Të rikthehesh në pistën e vallëzimit ku ajo performoi për herë të parë në Londër ishte diçka vërtet speciale

-tha ai.

BBC ka premtuar se intervista do të përfshijë edhe mysafirë surprizë, mes tyre bashkëpunëtorin afatgjatë të këngëtares, Stuart Price.

Specialja televizive do të transmetohet më 26 qershor në BBC One, vetëm një javë përpara publikimit të albumit të saj të 15-të në studio, “Confessions II”, i cili vjen si vazhdim i albumit të suksesshëm të vitit 2005.

Përveç albumit, Madonna do të prezantojë edhe një projekt kinematografik të titulluar “Confessions II – The Film”, i drejtuar nga David Toro dhe Solomon Chase.

Filmi do të përfshijë paraqitje nga emra të njohur si Benedict Cumberbatch, Richard E. Grant, Kate Moss, si dhe vajza e Madonna-s, Lourdes Leon.

Sipas organizatorëve të Tribeca Film Festival, filmi është një përvojë vizuale që ndërthur gjashtë këngët e para të albumit të ri në një histori të vetme kinematografike.

Ndërkohë, raportet e fundit sugjerojnë se Madonna po negocion edhe një koncert të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar publikimin e albumit, duke shtuar edhe më shumë pritshmëritë e fansave për rikthimin e saj të madh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter