Prej sot fillon trajnimi për motoçikleta deri 125cm³

featured
Press Online
12 Qershor 2026, 09:59

Gjithë autoshkollat e Maqedonisë së Veriut që kanë licencën për kategorinë A1, do të mund të trajnojnë qytetarët për ngasjen e motoçikletës deri 125 centimetra kub, raporton Portalb.mk.

“Ministria për punë të brendshme ka finalizuar gjithë kushtet formale teknike dhe juridike për fillimin e zbatimit të ndryshimeve ligjore që mundësojnë ngasjen e motoçikletave deri 125 centimetra kub”, raporton MPB-ja, duke theksuar se të drejtë kanë qytetarët që kanë së paku 23 vjet dhe kanë pesë vite leje për vozitje.

Policia sqaroi që trajnimi do të zgjatë katër orë, duke përfshirë tema në lidhje me sigurinë, ndërkohë kandidatët duhet të nxjerrin edhe vërtetim mjekësor.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme më 27 maj ka njoftuar se me kategorinë B mund të drejtohet motoçikletë deri në 125 cm³, por vetëm pasi është dhënë më parë trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh. Nga ministria njoftuan se, është miratuar një Rregullore e re me të cilën rregullohet trajnimi teorik i detyrueshëm katërorësh për drejtimin e motoçikletës deri në 125 cm³ (kategoria “A1” me ndërrues automatik, deri në 11 kW).

Kujtojmë që më herët MPB-ja njoftoi kandidatët për ushtrimin e veprimtarisë si ligjërues dhe shofer -instruktor në autoshkollë, kontrollor, pyetës se dhënia e provimit profesional për aftësim për punë me qëllim të pajisjes me licencë për punë do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter