“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi me 850 mijë shqiptarë, s’e kemi luksin të humbim projektin në Zvërnec

featured
Press Online
12 Qershor 2026, 04:53

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit. Ai komentoi protestat e qytetarëve, të cilët janë kundër investimit në Zvërnec dhe njëkohësisht kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Balla theksoi se kontrata e qeverisë është me mbi 850 mijë shqiptarë që i votuan më 11 maj të vitit të kaluar, teksa shtoi se vendi nuk e ka luksin të humbë një projekt të rëndësishëm si ai në Zvërnec.

Balla: Kemi marrë 850 mijë vota, një rekord hisotrik, është një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm. Trump do të jetë i mirëpritur vitin e ardhshëm kur të vijë për Samitin e NATO-s në Tiranë. Jam kundër çdo thirrjeje kundër Izraelit dhe popullit të iztaelit, jamë kundër çdo forme diskriminimi. Thelbi i protestës …kam dëgjuar që ka pasur një grup nismëtarësh që kanë dorëzuar disa ndryshime… kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës do komentoj edhe kërkesat e protestës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter