“Mendësi totalitare që e ndalëm më 7 qershor”, thotë Gruda për paralajmërimin e mbylljes së Debat Plus-it

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 03:33

Përparim Gruda nga radhët e PDK-së, e ka cilësuar si “mendësi totalitare” deklarimet e Drita Morinës anëtares të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), e cila ka paralajmëruar mundësinë e shqyrtimit për mbylljen e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

I ftuar në Debat Plus, Gruda ka deklaruar se këtë mendësi të qeverisjes e kanë ndalë në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ajo anëtarja që flet për mbylljen e ‘Debat Plus’-it, ajo veç shpreh mendësinë në cilën jemi, e që është mendësia totalitare e qeverisjes të cilën e kemi ndalë më 7 qershor. Nuk i kemi fituar zgjedhjet, por mendësinë totalitare e kemi ndalë”, ka deklaruar Gruda.

https://www.youtube.com/watch?v=Ui3hiBk30ug

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter