Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Emily Blunt mahnit në tapetin e kuq! Dalja romantike me bashkëshortin tërheq gjithë vëmendjen!

Press Online10 Qershor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Emily Blunt rrëmbeu vëmendjen në premierën e filmit të saj më të ri, duke u shfaqur më elegante se kurrë pranë bashkëshortit të saj, John Krasinski.

Aktorja 43-vjeçare shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës së “Disclosure Day”, e zhvilluar në Teatrin David H. Koch në Lincoln Center të New Yorkut, ku nuk munguan momentet romantike mes çiftit të famshëm.

Emily Blunt zgjodhi për këtë mbrëmje një fustan krem spektakolar nga stilistja Tamara Ralph, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen falë dekoltesë së theksuar dhe dizajnit luksoz. Pjesa e sipërme e veshjes kishte elemente skulpturore me shkëlqim dhe detaje vertikale që i jepnin një pamje moderne dhe elegante.

Fustani kompletohej me një fund të gjatë mëndafshi me rënie të lehtë, ndërsa aktorja e kombinoi paraqitjen me bizhuteri elegante prej perlash nga Mikimoto dhe këpucë me taka në ngjyrë ari.

Gjatë mbrëmjes, Emily nuk e fshehu lumturinë teksa pozonte pranë bashkëshortit të saj, John Krasinski, i cili u shfaq me një kostum klasik të zi, duke i dhënë çiftit një paraqitje plot stil dhe elegancë.

Dyshja u fotografua duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente të ngrohta, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tyre si një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Përveç paraqitjes me bashkëshortin, Emily pozoi edhe me regjisorin legjendar Steven Spielberg, si dhe me pjesëtarët e tjerë të kastit të filmit.

Premiera e “Disclosure Day” mblodhi emra të njohur të industrisë së filmit, por ishte eleganca e Emily Blunt dhe kimia e saj me John Krasinski që morën vëmendjen më të madhe të fotografëve dhe të pranishmëve.

Me këtë paraqitje, aktorja dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të sofistikuara të stilit në tapetin e kuq.

Previous ArticleXi Jinping dhe Kim Jong Un forcojnë aleancën strategjike mes Kinës dhe Koresë së Veriut
Next Article Debat për administratën publike, PD: Angazhohet në aktivitete politike. PS: Çdokush është i lirë pas orarit zyrtar  

Lajme të ngjashme

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jessica Alba detyrohet t’ia paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë pas divorcit

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Bella Hadid: Suksesi për mua është të jetosh në paqe me burrin që dua, me një fëmijë dhe me kafshë shtëpiake

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga Nicola Peltz te Blue Ivy – kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.