Janevska uron përfundimin e vitit shkollor: Ishte më i mirë se ai paraprak, prioritet mbetet interesi i nxënësve

featured
Press Online
10 Qershor 2026, 12:19

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, i ka uruar nxënësit dhe stafit arsimor për përfundimin e vitit shkollor 2025/2026.
Janevska thotë se ky vit ishte më i mirë se ai paraprak dhe janë sjellë shumë risi në procesin edukativo-arsimor, në interes të nxënësve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, si dhe të prindërve dhe kujdestarëve.

“Falënderim për të gjithë për mbështetjen dhe pranimin e ndryshimeve. Jam e bindur se tashmë po i shohim rezultatet e para pozitive, të cilat paraqesin motiv shtesë për të vazhduar me avancimin e sistemit arsimor. Të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme i përgëzoj për sukseset e arritura. U dëshiroj pushime të bukura verore, të mbushura me çlodhje, shoqërim dhe kujtime të paharrueshme. Besoj se do të gjejnë kohë edhe për leximin e literaturës, për fitimin e njohurive të reja dhe për zhvillimin e aftësive personale.Kompjuterët dhe mjetet digjitale që i kanë në dispozicion le t’i përdorin me mençuri për të mësuar, hulumtuar dhe zbuluar mundësi të reja”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter