Shtatzënë apo thjesht rastësi? Momenti i Katy Perry dhe Justin Trudeau ndez aludimet!

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 21:44

Këngëtarja e famshme Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas një momenti që ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale.

Dyshja mori pjesë në premierën e filmit të ri koncertal të artistes, ku u fotografuan së bashku në tapetin e kuq. Megjithatë, nuk ishte vetë eventi që tërhoqi vëmendjen, por një gjest i Trudeau gjatë një përqafimi me këngëtaren.

Në pamjet që qarkulluan me shpejtësi në internet, ish-kryeministri shihet duke vendosur dorën mbi barkun e Katy Perry-t, një detaj që mjaftoi për të ndezur menjëherë spekulimet mes fansave.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nisën të aludonin për një shtatzëni të mundshme, ndërsa të tjerë u treguan më të kujdesshëm në interpretimin e situatës.

Mos vallë po përpiqen të japin një mesazh?

-shkroi një komentues, ndërsa të tjerë e konsideruan momentin thjesht një përqafim spontan dhe miqësor.

Sipas raportimeve, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që mbështet pretendimet për një shtatzëni, ndërsa zërat mbeten thjesht spekulime të nxitura nga reagimet e fansave në internet.

Megjithatë, siç ndodh shpesh me figurat e njohura publike, edhe një gjest i vogël ka mjaftuar që Katy Perry dhe Justin Trudeau të dominojnë diskutimet online dhe të bëhen një nga temat më të komentuara të momentit në mediat rozë.

Deri tani, as Katy Perry dhe as Justin Trudeau nuk kanë reaguar publikisht lidhur me interpretimet që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter