FMN konfirmon stabilitetin e sistemit bankar dhe shpreh kënaqësi për modernizimin e kornizës monetare

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 16:01

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi konsultimin e rregullt me Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me nenin IV të Statutit të FMN-së, duke dhënë një vlerësim pozitiv për zbatimin e politikës monetare dhe gjendjen e sistemit financiar. Në vlerësimin e tyre, drejtorët e FMN-së theksojnë se ekonomia vendase po përballet me ndikime të pafavorshme nga kriza globale energjetike, e cila paraqet rrezik për ngadalësimin e rritjes ekonomike, ndërsa njëkohësisht rrit presionet inflacioniste, duke imponuar nevojën për një politikë monetare të kujdesshme edhe në periudhën e ardhshme, informon PressOnline.al.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së shprehu kënaqësi për modernizimin e kornizës së politikës monetare dhe mbështetje për aktivitetet e mëtejshme në avancimin e menaxhimit të likuiditetit dhe forcimin e autonomisë së bankës qendrore.

Në raport theksohet se rezervat E madheizore të vendit vazhdojnë të jenë në nivel të përshtatshëm, gjë që kontribuon në qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj goditjeve të jashtme.

FMN vlerëson se sistemi financiar mbetet stabil, ndërsa sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë. Sipas raportit, shkalla e adekuatshmërisë së kapitalit arrin në 19,4%, dukshëm mbi kërkesat rregullatore, ndërsa pjesëmarrja e kredive jofunksionale është ulur në nivelin historikisht më të ulët prej 1,9%. Likuiditeti dhe profitabiliteti i sistemit bankar mbeten të forta, duke konfirmuar më tej rezistencën e tij.

Drejtorët e FMN-së shprehën kënaqësi edhe për masat makroprudenciale të ndërmarra dhe theksuan nevojën për monitorim të vazhdueshëm të rreziqeve që lidhen me rritjen e kreditimit dhe ekspozimin e bankave ndaj tregut të pasurive të paluajtshme. Njëkohësisht, ata rekomandojnë harmonizimin e mëtejshëm të rregullativës me standardet evropiane dhe forcimin e kornizës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Vlerësimet e Bordit Ekzekutiv të FMN-së përbëjnë një konfirmim të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar vendas, si dhe të përparimit në kornizën e politikës monetare, në kushte të pasigurisë së shtuar ndërkombëtare. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter