“Për rrugën Shkup-Bllacë është bë evaulimi, është zgjedhur kompania nga Maqedonia që do ta realizon. Ka ankesë nga një kompani kineze, në instancë të parë është e refuzuar, pritet vendim në instancë të dytë”, deklaruan bga Qeveria, shkruan Lideri.mk, duke shtuar se autostrada Shkup-Bllacë do të kushton 225 milionë euro.
Autostrada Kërçovë-Ohër në ditën e pavarësisë më 8 Shtator nga Izvori deri në Vërbjan, në gjatësi prej 23 kilometrave, ose një muaj më vonë, kurse në janar respektivisht çerekun e parë të vitit 2027.
Nga Qeveria shtuan se Projektet që janë në rrjedhë dhe që do të jenë në rrjedhë duhet të realizohen në mënyrë të rregullt, sepse për ato projekte meren para dhe nëse nuk harxhohen ato para me kohë, atëherë nuk do të kenë efekt pozitiv.
Paralajmëruan se së shpejti do të ketë edhe takim mes kryeministrit Mickoski dhe OEMVP lidhur me projektet e mëdha.
Rikujtuan se janë siguruar mjete prej 175 milionë eurove, pas ndërprerjes së kredisë kineze dhe u shpreh optimist se në fund të vitit do të kemi Nivel më të ulët të borxhit publik në krahasim me BDP-në që nga viti 2011.





