Me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit u përmbyllën aktivitetet e BE-së me rastin e Ditës së Europës 2026

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 15:02

Përmes çiklizmit që lidhi tre qytete dhe dy shtete, të qeshurave të fëmijëve, muzikës, bizneseve të vogla, punëtorive kreative, performuesve të rrugës dhe akrobatëve, Struga këtë fundjavë ishte nikoqire e aktivitetit përmbyllës të programit për Ditën e Europës 2026. Ngjarja përmbylli serinë e aktiviteteve që gjatë muajit maj dhe në fillim të qershorit u mbajtën në disa qytete të vendit, nën moton „Europa jonë. Më të fortë së bashku“, me mesazhin që qytetarët ta ndiejnë Europën në qytetin e tyre.

Përmes turit ndërkufitar me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit, çiklistë, institucione, partnerë dhe mysafirë e kaluan rutën Strugë, Pogradec, Ohër, Strugë, duke përcjellë mesazh për mobilitet të qëndrueshëm, stil aktiv jetese, bashkëpunim ndërkufitar dhe hapësira publike të hapura që u përkasin qytetarëve.

Ngjarja u organizua nga Europe House dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Europe House dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, së bashku me Komunën e Strugës, Bashkinë e Pogradecit dhe Komunën e Ohrit.
Gjatë ditës, paralelisht me turin me biçikleta, Parku i Poezisë në Strugë u shndërrua në një nga vendet më të gjalla të qytetit. Në turin me biçikleta morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të venE madhee anëtare të Bashkimit Europian, të udhëhequr nga Ben Nupnau, zëvendësshef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, ambasadori i Sllovenisë, Gregor Presker, dhe ekipi i tij nga Ambasada e Sllovenisë, Mathias Humenberger, zëvendësambasador i Austrisë, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Sllovakisë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian. Gjatë aktiviteteve në park, qytetarët patën mundësi të shijojnë bazarin e bizneseve të vogla, programin për fëmijë, punëtoritë kreative, lojërat shoqërore, muzikën dhe DJ setin, performuesit e rrugës dhe akrobatët. Programi u krijua si një ftesë e hapur për të gjitha gjeneratat, për familjet, fëmijët, të rinjtë, krijuesit lokalë dhe vizitorët që dëshironin të kalonin një ditë në frymën e shoqërimit, gëzimit dhe vlerave europiane.

Zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau, theksoi: „Ky tur me biçikleta mbart frymën e Europës: të hapur, gjithëpërfshirëse dhe gjithmonë në lëvizje përpara. Ai na kujton se jemi pjesë e të njëjtit udhëtim dhe se kur lëvizim e pedalojmë së bashku, mund të arrijmë gjëra të jashtëzakonshme. Duke zgjedhur dy rrota në vend të katër, tregojmë se zgjedhjet e vogla dhe të qëndrueshme mund të sjellin ndryshime të mëdha për shëndetin tonë, planetin tonë dhe komunitetet tona. Nga Struga, përmes Pogradecit dhe Ohrit, e përsëri në Strugë, kjo nuk është vetëm një tur rreth liqenit, por një rreth miqësie, bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët ndaj Europës sonë, ku jemi më të fortë së bashku.“

Në realizimin e programit në Strugë, rol të rëndësishëm pati Komuna e Strugës, me mbështetje të fuqishme në krijimin e kësaj ngjarjeje të përbashkët për qytetin. Në aktivitete u përfshinë edhe partnerët Shoqata AKVA, „Youth for Struga“, INKA, PVH e Kryqit të Kuq Strugë dhe Duqan, ndërsa për atmosferën muzikore u kujdes „Rootboy Selector“.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter