Rezultatet preliminare: Vetëvendosje e para, PDK e dyta, LDK e treta

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 03:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026, ku deri në orën 22:39 janë procesuar 2,447 nga 2,498 vendvotime, që përbëjnë 97,96% të procesit të numërimit.

Deri në këtë fazë janë përpunuar 713,955 vota gjithsej.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm procesin zgjedhor me 295,085 vota, që përbëjnë 43,05%.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 144,796 vota ose 21,12%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 121,113 vota (17,67%), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban vendin e katërt me 49,381 vota (7,20%).

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter