Osmani: VV-ja s’e ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 01:38

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye që ta refuzojë atë që ta rimarrë këtë post.

Këto fjalë i tha në adresimin e parë për media pas daljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Osmani tha se synon edhe një mandat si presidente tha se rezultati i sotëm “është vetëm hapi i parë drejt ringritjes”.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës. Kaq është përgjigja ime”, tha Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter