Pas fitores, Kurti thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera

featured
Press Online
08 Qershor 2026, 00:16

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimit të organizuar pas fitores në zgjedhjet e 7 qershorit, ka deklaruar se në javët e ardhshme do të zhvillojë takime me të gjitha subjektet politike parlamentare, duke theksuar nevojën për funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të tejkalojë sfida të shumta gjatë viteve të fundit.

Kurti theksoi se aktualisht Kosova nuk përballet me mungesë të institucioneve ekzekutive apo të kreut të shtetit, por me mungesë të funksionimit të Kuvendit.

“Kosova e ka edhe presidenten, ushtruesen e detyrës së presidentes, ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është qeveria e presidenca, por i mungon Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë, ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë sa më shpejt në punë…

Në javët në vijim do të komunikojmë me të gjitha subjektet politike sepse ne kemi interesin publik”, ka thënë Kurti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter