Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Armend Zemaj, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e partisë pas përfundimit të fushatës zgjedhore.
Zemaj e ka cilësuar fushatën si energjike, dinjitoze dhe shpresëdhënëse për vendin, duke shprehur mirënjohje për qytetarët brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për aktivistët e LDK-së.
Ai ka falënderuar elektoratin e partisë për mbështetjen e vazhdueshme gjatë fushatës, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në procesin zgjedhor.
“Një fushatë plot energji. Një fushatë dinjitoze. Një fushatë që jep shpresë për këtë vend. Faleminderit qytetarëve tanë, këtu dhe në mërgatë, Faleminderit elektoratit tonë qëndrestar dhe aktivistëve të palodhshëm, Mirënjohje për secilin prej jush. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe na priftë e mbara drejt fitores! Vazhdojmë me LDK-në, për qytetarin, për zhvillimin, për Kosovën”, ka shkruar Zemaj.






