Konjufca: Për gjashtë vjet Kurti e ministrat s’kanë asnjë aferë korruptive

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 04:30

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se sipas tij për gjashtë vjetë Qeveria s’ka pasur asnjë aferë korruptive.

Konjufca, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Prokuroria për tre ose katër ministra është munduar të gjejë ndonjë aferë për çka u shpreh se prej sot e gjashtë vjet s’ka asnjë fakt e argument.

Ai, mes tjerash, u shpreh se lidhur me këtë çështje ka vetëm manipulime.

“Gjashtë vjet qeverisje s’ka asnjë aferë korruptive e Albin Kurtit, asnjë aferë korruptive e ministrave dhe për 3 ose 4 prej tyre janë mundu me gjete një korrupsion Prokuroria edhe gjashtë vjet prej sot s’ka asnjë fakt asnjë argument pos manipulime, tituj të mediave. Kontratat një burimore janë ato që i keni bërë ju”, u shpreh Konjuca.

https://www.youtube.com/watch?v=3hyHFW70dD8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter