“Do të të rrihja!”/ Cardi B kërkon falje publike pas konfliktit me Latto, por përgjigjja e reperes ngre dyshime?

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 02:57

Reperja Cardi B ka vendosur të flasë hapur për përplasjen e saj me kolegen Latto, duke i kërkuar falje publikisht pas publikimit të një telefonate të tensionuar mes tyre.

Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi Latto konfirmoi se kishte përmendur Cardi-n në këngën e saj të re “Gimme Dat”, pjesë e albumit më të fundit “Big Mamma”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Cardi B pranoi se kishte gabuar gjatë bisedës telefonike, ku në një moment kishte përdorur gjuhë fyese ndaj reperes.

E kuptoj si je ndier dhe pikërisht për këtë arsye vendosa të kërkoj falje publikisht. Nuk ishte qëllimi im të të ofendoja. Ishte një bisedë e nxehtë dhe lashë emocionet të më kontrollonin

-shkroi ajo.

Artistja sqaroi se në atë periudhë ishte emocionalisht e ngarkuar dhe se më vonë ishte përpjekur disa herë të rivendoste komunikimin me Latto.

Sipas Cardi-t, ajo kontaktoi menaxherin dhe motrën e reperes, si dhe i dërgoi mesazhe për të marrë përgjegjësinë e plotë për atë që kishte ndodhur.

Gjithmonë kam pasur respekt dhe vlerësim për ty. Doja t’i rregullonim gjërat privatisht, por duket se secila prej nesh e sheh ndryshe mënyrën e zgjidhjes së këtij konflikti

-u shpreh ajo.

Një nga momentet më të komentuara të konfliktit ishte telefonata ku Cardi B kishte deklaruar se do ta rrihte Latto-n, diçka që tani e pranon se ishte thënë në nerva e sipër.

Isha shumë e zemëruar në atë moment. Nuk kam problem të kërkoj falje kur bëhet fjalë për dikë që e respektoj vërtet

-shtoi reperja.

Nga ana tjetër, Latto duket se ka zgjedhur ta trajtojë situatën përmes muzikës. Në tekstin e “Gimme Dat”, ajo përmend përpjekjet e Cardi-t për të rikuperuar miqësinë mes tyre, duke lënë të kuptohet se plagët e konfliktit nuk janë mbyllur ende plotësisht.

Megjithatë, reperja la të hapur mundësinë e një pajtimi në të ardhmen, duke deklaruar:

Ishte dikush që e konsideroja mike. Jam e hapur për të biseduar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter