Ramabaja: Debati i nënkryetarëve la shumë për të dëshiruar, ‘beteja’ u bë për pozicionim brenda partisë e jo për prezantim të programit

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 01:05

Analisti politik Sadri Ramabaja ka kritikuar nivelin e debatit të zhvilluar mes nënkryetarëve të partive politike sonte në “Debat Plus”, pasi sipas tij komunikimi dhe sjellja e tyre nuk ishin në nivelin e duhur.

Ramabaja, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se qytetarët mund të jenë zhgënjyer nga përballja, pasi sipas tij, fokusi nuk ishte te programet politike, por te pozicionimi i përfaqësuesve brenda partive të tyre.

Sipas tij, prania e katër nënkryetarëve në të njëjtin debat e bëri më të vështirë menaxhimin e diskutimit, ndërsa ambiciet për të dominuar debatin shpesh çuan në ndërprerje dhe përdorim të një gjuhe që, sipas tij, nuk i përshtatej nivelit të zyrtarëve të lartë partiakë.

“Niveli i komunikimit në bindje time ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nëse do ta notoja mezi një 6-qe do tua jepja. Ishin relativisht të padisiplinuar dhe nënkryetarë partish që të mos respektonin udhëheqësin e emisionin më dukej shumë e papërgjegjshme prandaj ky debat për mua ka lënë shumë për të dëshiruar. Madje, kur e mendoj se kush ka qenë nënkryetar i LDK-së, prej Fehmi Aganit, me ardh tek Doarsa Kica dhe nga Arsim Bajrami tek Uran Ismaili është një krahasim shumë i thellë dhe diferencë e tmerrshme. Mendoj se qytetarët do të jenë do të jenë shumë të zhgënjyer pasi më shumë ishte ‘betejë’ për pozicionim brenda partisë së vetë sesa për të shpjeguar programet e partive. Prania e katër nënkryetarëve u pa se është numër i madh dhe natyrisht se në këtë prezencë vështirë ishte edhe me drejtua debatin për shkak të pretendimeve shumë të mëdha e herë herë me një gjuhë që s’iu takonte nivelit të nënkryetarëve”, u shpreh Ramabaja.

https://www.youtube.com/watch?v=3hyHFW70dD8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter