Konjufca: Propozimi ynë ishte Feride Rushiti, opozita kishte vendos me çu vendin në zgjedhje

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 20:59

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është e pasaktë të thuhet se partia ku bënë pjesë ka synuar gjithë pushtetit, duke theksuar se Vetëvendosje ka bërë përpjekje konkrete për zgjidhjen e krizës institucionale.

Konjufca, në “Debat Plus” u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar me përgjegjësi në këtë proces dhe ka tentuar të gjejë zgjidhje për daljen nga kriza politike.

Mes tjerash, ai kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës Konjufca, duke thënë se asnjëra nuk kanë dhënë emra konkretë për postin e presidentit.

“Mendoj se është jo e sinqertë me thënë se ne e deshëm të gjithë pushtetin kur propozimi i fundit i VV-së ishte zonja Feride Rushiti, këta nuk kishi nasnjë fjalë për të e prej të cilëve unë i kam dëgjuar fjalët më të mira për të. Lëvizja Vetëvendosje i ka dalë hakut kësaj çështje. Bedri Hamza nuk ka përmendur asnjë emër – si mund të bashkëpunosh me këto parti që nuk thonë asnjë emër, të gjitha partitë i kemi lutur, kemi kërguar nga dy emra prej PDK-së dhe LDK-së dhe kur e kemi parë që po keqpërdorin edhe kuorumin dhe nuk po vijnë në seancë pasi zonja Rushiti pranoi ta nxjerrë Kosovën prej krize këta kishin vendosur me çu vendin në zgjedhje”, u shpreh Konjufca.

https://www.youtube.com/watch?v=3hyHFW70dD8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter