Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 20:21

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Prizren, ku ka vlerësuar atmosferën dhe mbështetjen që, sipas tij, po merr partia në kuadër të fushatës zgjedhore.

Rama ka deklaruar se në Prizren është ndjerë një atmosferë “e mrekullueshme”, duke theksuar se qytetarët po shprehin gjithnjë e më shumë gatishmëri për ndryshim politik në vend.

“Atmosferë e mrekullueshme sot në Prizrenin e bukur.

Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes”, ka shkruar Rama.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter