Kandidati për kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq foli për projektin e gazit amerikan.
Ai theksoi se LDK e ka në projekt tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë.
‘’Folëm edhe për gazin amerikan, projektin që LDK e ka në program tash e sa kohë, si zgjidhje strategjike për energjinë, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit. Do ta implementojmë si prioritet nacional’’, ka thënë Abdixhiku.





