Antonio Conte dhe Napoli, tani vjen dhe ndarja zyrtare mes tyre. Klubi italian ka dalë me një komunikatë për shtyp, teksa bëri të ditur zgjidhjen në mënyrë konsensuale të kontratës me trajnerin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në komunikatën e tij, Napoli falenderoi Antonio Conten për punën e bërë dhe i uroi më të mirën për të ardhmen.
‘Napoli bën të ditur se ka zgjidhur në mënyrë konsensuale dhe përpara afatit të skadencës marrëdhëniet e punës me trajnerin Antonio Conte dhe bashkëpunëtarët e tij. Trajneri Conte në 2 sezone, drejtoi skuadrën në fitoren e titullit të 4-t kampion të Italisë dhe në fitoren e Superkupës së Italisë në 22 dhjetor. Trajnerin dhe stafin e tij e falenderojmë për punën e shkëlqyer të bërë dhe urimet më të mira për të ardhmen dhe sfidat e tjera profesionale me të cilat do të vendosin që do të përballen. Faleminderit, mister!’-lexohet në komunikatën zyrtare të Napolit





