Ndryshe nga tre ditët e para, protesta e sotme ka nisur me tensione mes protestuesve dhe policisë.
Për shkak të ndeshjes me Izraelin, policia ka vendosur gardh rrethues për arsye sigurie ditën e sotme te “Ura e Lanës”.
Protestuesit kanë arritur të çajnë rrethimin e parë të policisë, për të shkuar drejt Kryeministrisë.



