Taylor Swift, kënga e saj do të dëgjohet në filmin më të shumëpritur të verës? Cilin?

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 20:27

Këngëtarja e njohur Taylor Swift ka bërë një njoftim që ka emocionuar miliona fansa në mbarë botën. Artistja fituese e 14 çmimeve Grammy do të sjellë një këngë të re origjinale, e cila do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit të shumëpritur “Toy Story 5”.

Projekti i ri muzikor mban titullin “I Knew It, I Knew You” dhe do të publikohet më 5 qershor në të gjitha platformat muzikore, ndërsa filmi pritet të dalë në kinema më 19 qershor.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me producentin e njohur Jack Antonoff dhe, sipas informacioneve të publikuara, është frymëzuar nga historia e personazhit Jessie, një prej figurave më të dashura të sagës së animuar.

Përveç versionit që do të dëgjohet në film, fansat do të kenë mundësinë të zgjedhin edhe mes disa edicioneve speciale, ku përfshihen interpretime akustike dhe versione në piano me aranzhime të ndryshme.

Ky projekt shënon gjithashtu një rikthim të Taylor Swift te tingujt country, zhanër me të cilin ajo ndërtoi hapat e parë të karrierës së saj dhe fitoi zemrat e publikut.

Regjisori i filmit, Andrew Stanton, ka vlerësuar kontributin e këngëtares, duke theksuar se ajo arriti të kuptojë menjëherë emocionet dhe rrugëtimin e personazhit Jessie, duke krijuar një këngë që përshtatet natyrshëm me historinë e filmit.

Njoftimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat po presin me padurim publikimin e këngës dhe debutimin e saj në aventurën e re të “Toy Story 5”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter