Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, duke folur për idenë e krijimit të xhandarmërisë, Rama tha se vendi nuk e ka “luksin” të krijojë struktura të reja të sigurisë pa analizë të thellë institucionale.
Ai në Debat Plus, theksoi se nuk është e qartë as koncepti dhe as misioni i kësaj njësie, duke e cilësuar atë më shumë si premtim elektoral sesa nevojë reale të shtetit.
“Të gjitha institucionet e sigurisë aktuale që janë, nuk ka element që këtyre institucionet nuk u mungon, gjithmonë bazuar në ligj dhe kushtetutë. Nuk e dimë as konceptin as detyrat, dhe nuk mendoj që Kosova e ka këtë luks sot që të bëj njësi mbi njësi, çështja e xhandarmërisë unë mendoj që më shumë është premtim elektoral dhe nuk e dimë se çfarë misioni”, ka deklaruar ai.
Rama ka thënë se, sipas tij, nëse sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti nuk ka më terminale doganore, atëherë “ka tenderë njëburimorë”.
https://www.youtube.com/watch?v=3EJhRfISrJg



