Alarmi i minutës së fundit/ I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj sekrete. Zbulohet emri!

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 16:47

Myrto Uzuni është zgjuar sot me temperaturë si pasojë e një viroze dhe, sipas burimeve pranë ekipit, me shumë gjasa nuk do ta nisë si titullar miqësoren e mbrëmjes ndaj Izraelit.

Shqipëria do të zbresë sonte në fushë për testin e radhës, por trajneri Rolando Maran përballet me një të papritur të minutës së fundit. Myrto Uzuni, një prej elementëve më të rëndësishëm të sulmit kuqezi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë mëngjesit. Sipas informacioneve nga kampi kombëtar, 30-vjeçari ka humbur balotazhin për një vend në formacionin fillestar dhe aktivizimi i tij si zëvendësues mbetet gjithashtu në dyshim.

Ndonëse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, mungesa e Uzunit është një tjetër kushtëzim për teknikun Maran në hartimin e formacionit dhe konsolidimin e skemave ofensive. Lajmi vjen në një moment specifik, pasi pikërisht kundër Izraelit, sulmuesi ka regjistruar disa nga paraqitjet e tij më të frytshme me fanellën e Kombëtares.

Bilanci i Uzunit kundër Izraelit:

Ndeshje të luajtura: 2
Gola të shënuar: 2 (100% efikasitet)
Përballjet historike:

10 Qershor 2022 (Nations League): Shqipëri 2–1 Izrael | Uzuni 17′
24 Shtator 2022 (Nations League): Izrael 2–1 Shqipëri | Uzuni 88′

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter