Gigi Hadid ishte ndër personazhet e njohura që i dërguan urime Dua Lipa pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.
Pasi këngëtarja publikoi në Instagram fotografi nga ceremonia e saj intime në Londër, Gigi komentoi shkurt:
Sa e mrekullueshme! Urime.
Megjithatë, komenti i modeles tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk humbën rastin të kujtonin lidhjen e dikurshme mes Dua Lipës dhe vëllait të saj, Anwar Hadid.

“Ajo ishte gati të bëhej kunata jote”, shkroi një fans, ndërsa komente të tjera rikthyen në vëmendje romancën disa-vjeçare që Dua dhe Anwar kishin përpara ndarjes së tyre.
Një pjesë e ndjekësve përmendën gjithashtu edhe historinë e dashurisë së Gigi Hadid me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik, me të cilin ajo ka një vajzë.
Sipas raportimeve të mediave britanike, Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private në Londër, të rrethuar nga familjarë dhe miq të afërt.
Pas celebrimit zyrtar në kryeqytetin britanik, çifti pritet të organizojë një festë luksoze disa-ditore në Siçili, ku do të festojnë martesën me një rreth më të gjerë të ftuarish.
Edhe pse komenti i Gigi ishte thjesht një urim i përzemërt, ai mjaftoi që fansat të rikthenin në kujtesë një nga romancat më të komentuara të viteve të fundit në botën e showbiz-it.



