Prokuroria hap hetim ndaj ish-drejtorit të Doganave të Maqedonisë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 15:22

Prokuroria Publike konfirmon se është nisur një hetim kundër katër personave, përfshirë ish-drejtorin e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Stefan Bogoev.

Nga PTHP thonë se të dyshuarit akuzohen për veprat penale të "Keqpërdorimit të Procedurës së Thirrjes Publike, Dhënies së një Kontrate të Prokurimit Publik ose Partneritetit Publik-Privat, Marrjes së Shpërblimit për Ndikim të Paligjshëm dhe Dhënies së Shpërblimit për Ndikim të Paligjshëm.

"Duke vepruar mbi një kallëzim penal të paraqitur nga Drejtoria e Policisë Financiare, prokurori publik përkatës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi Urdhër për të kryer një hetim kundër katër personave - Drejtorit dhe ndihmësdrejtorit të Drejtorisë së Doganave, një menaxherit të një subjekti juridik dhe një punonjësi të të njëjtit subjekt. Të dyshuarit akuzohen për veprat penale të Keqpërdorimit të Procedurës së Thirrjes Publike, Dhënies së një Kontrate të Prokurimit Publik ose Partneritetit Publik-Privat, Marrjes së Shpërblimit për Ndikim të Paligjshëm dhe Dhënia e Shpërblimit për Ndikim të Paligjshëm.

Ekziston dyshim i bazuar se në periudhën nga korriku 2023 deri në mars 2024, të dyshuarit kanë manipuluar procedurën për dhënien e kontratave për furnizim publik për mirëmbajtje të higjienës së jashtme në pikat kufitare dhe terminale, me ç'rast duke favorizuar një operator të caktuar ekonomik dhe duke kufizuar konkurrencën, i kanë mundësuar personit juridik të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 18.479.692 denarësh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter