Kabashi pas gjobës ndaj VV-së: Fëmijët nuk duhet të keqpërdoren në mitingje elektorale

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 14:13

Kandidati per deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Festim Kabashi, ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pranoi ankesën e LDK-së dhe shqiptoi një gjobë prej 5.100 eurosh ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kabashit, vendimi lidhet me përfshirjen e një vajze 10-vjeçare në një aktivitet të fushatës zgjedhore të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Pranohet ankesa e LDK-së. Vetëvendosje qenka dënuar me 5 mijë e 100 euro nga PZAP-i për përfshirjen e një vajze të mitur 10-vjeçare në fushatën e Albin Kurtit”, ka deklaruar Kabashi.

Ai ka vlerësuar se vendimi i PZAP-it duhet të shërbejë si mesazh për subjektet politike që të shmangin përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale.

“Le t’i shërbejë kjo gjobë VV-së për t’u mbushur mend se fëmijët nuk duhet të keqpërdoren në mitingje të tyre elektorale”, është shprehur ai.

Kabashi ka theksuar se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve duhet të mbetet prioritet dhe se fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen duke respektuar standardet ligjore dhe etike.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter