LDK-ja planifikon ndërtimin e katër kazermave dhe Spitalin Ushtarak për FSK-në

featured
Press Online
03 Qershor 2026, 12:51

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Zoja Lohaj-Konjufca, ka bërë të ditur se prioritet i partisë mbetet siguria.

Lohaj-Konjufca, në emisionin “Rreth e Rrotull” në Dukagjin, u shpreh se në planifikimet e LDK-së janë ndarja e 60 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo deklaroi se planifikojnë ndërtimin e katër kazermave të reja dhe ndërtimin e Spitalit Ushtarak.

“Ka qenë si ide edhe më herët por se tash është brenda programit të Lidhje Demokratike të Kosovës se do të ketë policë në lagje, do të ketë edhe siguri në shkolla. Gjithashtu për FSK-në planifikojmë një investim prej 60 milionë euro që do të ndërtohen katër kazerma të reja, shtesa në sistemin shëndetësor dhe rrezikshmërinë në punë. Do të ketë spital ushtarak dhe përkrahje në banim për ushtarët dhe për policët”, u shpreh ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=4Zx0-1Ah2DI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter