Pa energji elektrike sot do të mbeten një pjesë e banorëve të Komunës së Butelit.
Sipas njoftimit të EVN-së, të përcjellë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK), ndërprerjet e energjisë elektrike do të realizohen sipas këtij orari:
Nga ora 08:00 deri në 10:00, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugës “Boca Ivanova”, si dhe magazina e EVN-së dhe objekti i autoservisit “Don”.
Nga ora 10:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Dushko Popoviq”, “Tome Pure” dhe “Boca Ivanova”.
Nga ora 12:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbeten banorët e rrugëve “Aleksandar Turunxhiov” dhe “Rokomija”.
Ndërprerjet do të prekin pjesë të territorit të Komunës së Butelit.



