“Nëse unë e formoj Qeverinë, presidentin ia jap VV-së”, Sveçla komenton premtimin e Hamzës

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 23:50

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, lidhur me mundësinë e formimit të qeverisë dhe ndarjen e posteve institucionale.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Sveçla u ndal te deklarata e bërë nga lideri i PDK-së, i cili kishte thënë se në rast se arrin të formojë qeverinë, pozita e presidentit do t’i takonte Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Sveçlës, deklarata është e bazuar në kushte hipotetike.

“Kryefjala e kësaj fjalie është ‘nëse’. Kryetari i PDK-së e din që nuk e arrin atë çfarë ka, ose çfarë ka pasur, mundësinë për të krijuar qeverinë. Në qoftë se ata marrin numrat si LVV atëherë ata mund ta bëjnë këtë. Prandaj rrjedhimisht logjike është se mund të them se po që se e fitoj lotarinë 100 milionë t’i jap ty 50 milionë. As nuk jam duke luajtur e as nuk do të fitoj lotari. Rrjedhimisht shumë lehtë t’i premtoj 50 milionëshin”, ka thënë Sveçla.

https://www.youtube.com/watch?v=sAT9Zgcrm1E

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.