Prokuroria dhe Policia identifikojnë disa persona në diasporë që publikuan votat e tyre në rrjetet sociale

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 13:34

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë intensifikuar bashkëpunimin për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të votës.

Në një takim të përbashkët, është bërë e ditur se janë caktuar ekipe kujdestare nga prokurorët dhe zyrtarët policorë për të trajtuar çdo parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit, institucionet kanë pranuar informacione se disa votues nga diaspora kanë fotografuar ose incizuar votën e tyre dhe e kanë publikuar në rrjete sociale.

Për këtë rast, janë identifikuar disa persona dhe ka nisur verifikimi i postimeve.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos e bëjnë publike votën e tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.