Zjarr në Shkollën e Mesme Bujqësore në Tetovë, evakuohen nxënësit dhe personeli

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 13:11

Një zjarr i lokalizuar në hapësirat e shkollës së mesme bujqësore të Tetovës i ka alarmuar sot stafin dhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët janë evakuuar menjëherë pasi që u dha alarmi për zjarr.

Sipas informacioneve, stafi shkollor ka reaguar shumë shpejt dhe çdo nxënës dhe punonjës është evakuuar në kohë dhe nuk është ka asnjë të lënduar.

Në terren u panë edhe Njësiti Territoria Kundër Zjarrit të cilët punuan intenzivisht në lokalizimin dhe shuarjen totale të zjarrit në klasën ku kishte rrënë zjarr.

Autoritetet siç janë prokuroria e Tetovës dhe policija janë në terren për të siguruar perimetrin dhe për të kuptuar arsyet se çka shkaktoi këtë rënie të zjarrit.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se cilat kanë qenë arsyet.

Nxënësit dhe personeli janë larguar nga objekti, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga ekipet kompetente.

Kujojmë që shkolla e mesme bujqësore në Tetovë “Mosha Pijade” është rinovuar së fundmi me një projekt megaloman dhe ka marr pamje të një shkolle europiane, me infrastrukturë, laboratore dhe kushte mëse të nevojshme për nxënësit dhe profesorët.TV KOHA

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.