Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, zhvillon seancën e parë stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 00:26

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Në seancën hapëse stërvitore u stërvit i gjithë ekipi, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi një fazë rikuperimi pasi mbrëmë luajti 90 minuta me klubin e tij, Dinamo City.

Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë, në orën 16:30, trajneri Maran dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit.

LEXO EDHE: Kombëtarja në prag të miqësoreve, Julian Shehu: Të ndërtojmë identitetin tonë me trajnerin e ri!

https://www.youtube.com/watch?v=3Qx12yHMZVQ

LEXO EDHE: Kombëtarja, nis epoka Maran, Uzuni: Kush nuk ka urinë për të luajtur në Evropian nuk është i mirëpritur këtu!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.