Arrestohet një i dënuar me mbi 2 vite burgim për mashtrim në Prizren

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 15:38

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar, i cili ishte i dënuar me 2 vite e 1 muaj burg efektiv për veprën penale “mashtrim”.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Prizren, përmes njësitit për realizimin e urdhëresave dhe pas veprimeve operative-hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin R.Q. (62 vjeç), nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, pasi ishte dënuar për veprën penale “mashtrim” sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, R.Q. është dërguar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është transferuar në institucionin korrektues për të vuajtur dënimin e shqiptuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.