Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë, kërkohet gjykim në mungesë

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 14:57

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte kundër popullsisë civile në Fushë Kosovë.

Personat me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D. si pjesëtarë të Policisë serbe akuzohen se më 6 maj 1999, në stacionin policor në Fushë Kosovë, kanë ndaluar me forcë pesë civilë dhe më pas i kanë dërguar në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

“P.N.,Z.D.,I.I.,S.M., dhe J.D., akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 06 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë. Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit u transportuan në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

PSRK ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit aktualisht janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.