Osmani në Suharekë: E ardhmja ndërtohet me bashkëpunim, dije dhe besim në shtet

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 03:19

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka zhvilluar një tubim në Suharekë, ku ka vlerësuar kontributin historik të këtij qyteti në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe trashëgiminë politike të Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka falënderuar qytetarët e Suharekës për pritjen, duke e cilësuar qytetin si simbol të përkushtimit dhe shërbimit ndaj vendit.

Ajo ka kujtuar figurat dhe brezat që, sipas saj, kanë kontribuar në themelimin dhe forcimin e LDK-së në periudha të vështira, duke theksuar rëndësinë e besimit në shtet dhe institucione.

“Suhareka, me njerëzit e saj punëtorë, me frymën e sipërmarrjes dhe familjes, e kupton më mirë se kushdo se e ardhmja ndërtohet me bashkëpunim, dije, e besim në shtet”, ka shkruar Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter