KOMF kërkon nga KQZ masa: Fëmijët po përdoren nga partitë në fushata

featured
Press Online
31 Maj 2026, 23:54

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërmarrë masa ndaj subjekteve politike, pasi sipas raportimeve nga terreni, fëmijët po përdoren në aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Përmes një reagimi publik, KOMF u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë të përfshirjes së tyre në fushatë.

Sipas tyre, shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre dhe cenon mirëqenien e tyre.

KOMF i ka kërkuar gjithashtu KQZ-së që të monitorojë aktivitetet zgjedhore dhe të ndërmarrë masa në çdo rast kur konstatohet përfshirja e fëmijëve.

Po ashtu, u është bërë thirrje edhe prindërve që të mos i ekspozojnë fëmijët në aktivitete politike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter