Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka deklaruar se Suhareka dhe Malisheva po e mbështesin fuqishëm, “bashkimin e madh” të LDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka thënë se kjo mbështetje po tregon mobilizim të madh për partinë e tij në terren.
“Suhareka dhe Malisheva e mbështesin fuqishëm bashkimin e madh të LDK! Bashkë për fitoren e madhe!”, ka shkruar ai.




