Haxhiu uron Kadri Veselin për ditëlindje: Uroj që vitin tjetër ta festosh në liri pranë familjes

featured
Press Online
31 Maj 2026, 17:03

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Bekim Haxhiu, ka uruar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e Veselit, duke theksuar se ai mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat e mbështetësve të tij, pavarësisht mungesës fizike.

“Edhe pse larg nesh fizikisht, je gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Respekti dhe mirënjohja për kontributin tënd mbeten të palëkundura”, ka shkruar Haxhiu.

Ai i ka uruar Veselit shëndet dhe forcë, ndërsa ka shprehur dëshirën që ditëlindjen e ardhshme ta festojë në liri, pranë familjes dhe miqve të tij. “Të uroj shëndet, forcë dhe që vitin e ardhshëm këtë ditë ta festosh në liri, pranë familjes dhe miqve të tu”, ka theksuar Haxhiu në urimin e tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter