Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka njoftuar se ditën e ka nisur me aktivistë dhe mbështetës të hershëm të PDK-së nga fshati Stanoc.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar kontributin e tyre ndër vite, duke theksuar se ata kanë dhënë shumë për forcimin e partisë në periudha të rëndësishme për vendin.
“Këta njerëz që dhanë shumë nga vetja për PDK-në, meritojnë respekt të vazhdueshëm, sepse kontributi i tyre u dha në një kohë shumë të nevojshme për vendin”, ka shkruar ai.
Rama ka bërë të ditur se gjatë takimit me aktivistët është riafirmuar angazhimi i përbashkët politik, duke theksuar se janë zotuar që së bashku t’i thonë “stop keqqeverisjes” në zgjedhjet e ardhshme.




