Beckham, Schwimmer dhe Mick Jagger në tribunë, për finalen e madhe e Ligës së Kampionëve!

featured
Press Online
31 Maj 2026, 11:45

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në Budapest nuk mblodhi vetëm yjet e futbollit, por edhe një sërë personazhesh të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it, të cilët ndoqën nga afër përballjen mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Mes emrave që tërhoqën vëmendjen në tribunë ishte edhe David Schwimmer, i njohur për rolin e Ross në serialin “Friends”. Aktori, një tifoz i deklaruar i Arsenalit, u pa duke ndjekur ndeshjen në shoqërinë e Mick Jagger dhe David Beckham.

Atmosfera në stadium u ndez kur skuadra londineze kaloi në avantazh, duke bërë që tifozët e Arsenalit të ëndërronin trofeun evropian. Por gëzimi rezultoi jetëshkurtër, pasi PSG reagoi shpejt dhe riktheu ekuilibrin në rezultat.

Pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt, fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltive, ku kampionët francezë treguan më shumë saktësi dhe ngritën trofeun e shumëpritur.

Në tribunë ishte i pranishëm edhe Romeo Beckham, i cili ndoqi finalen së bashku me partneren e tij, Kim Turnbull. Ndryshe nga babai i tij, i cili ka luajtur më parë për PSG-në, Romeo njihet si mbështetës i Arsenalit dhe përjetoi me emocione të forta çdo moment të finales.

Para nisjes së sfidës, publiku u argëtua nga performanca e grupit legjendar The Killers, i cili interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, duke krijuar atmosferën perfekte për një nga netët më të mëdha të futbollit evropian.

Ajo që nisi si një mbrëmje ëndrrash për tifozët e Arsenalit, përfundoi me festën e PSG-së dhe zhgënjimin e yjeve të shumtë që kishin mbështetur skuadrën londineze nga tribunat.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter