Sa fitoi PSG nga kompeticioni më i famshëm i Europës?

featured
Press Online
31 Maj 2026, 10:06

Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampioneve përfundoi, një turne që pas modifikimit të formatit nga ana e UEFA rriti në mënyrë të konsiderueshme dhe shpërblimet financiare.

Në total, qeveria e futbollit evropian do të shpërndajë 400 milion euro më shumë në krahasim me formatin e vjetër dhe për disa klube bëhet fjalë për shpërblime të konsiderueshme

Fitorja e Ligës së Kampioneve që i takoi PSG-së, vlen plot 25 milion euro. Po kështu, skuadra që ngre trofeun me veshë të mëdhenj do të luajë në Superkupën Evropiane më 12 gusht, Kupën Interkontinentale dhe Botërorin e Klubeve 2029.

Përpara pak vitesh fitorja e Ligës së Kampioneve shpërblehej me 20 milion euro, tani me 25 milion. Skuadra që humbet finalen përfiton 18.5 milion euro.

Të ardhurat për çdo raund:

18,62 milion euro për pjesëmarrjen

2,1 milion euro për çdo fitore në fazën e Ligës

700 mijë euro për çdo barazim në fazën e Ligës

300 mijë-10 milionë euro në bazë të pozicionit në renditjen e fazës se Ligës

2 milion euro extra për t’u renditur në “Top 8”

1 milion euro për t’u pozicionuar nga vendi i 9-të te i 16-ti

1 milion euro për fitoret në playoff

11 milion euro për kualifikimin në 1/8 e finaleve

12,5 milion euro për kualifikimin në çerekfinale

15 milion euro për kalimin në gjysmëfinale

18,5 milion euro për kalimin në finale

6,5 milion euro për fitoren e finales

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter