Telefonata e fundit që ngriti alarmin! Tragjedia e vajzës së Martin Short trondit Hollywood-in?

featured
Press Online
30 Maj 2026, 23:38

Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen tragjike të vajzës së aktorit të njohur Martin Short.

Sipas dokumenteve të mjekësisë ligjore të publikuara nga Daily Mail, aktori kishte nisur të shqetësohej seriozisht pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me vajzën e tij për më shumë se 24 orë.

42-vjeçarja Katherine Short u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Los Angeles në muajin shkurt, pasi një shoqe shkoi ta kontrollonte me kërkesë të babait të saj.

Raporti zbulon se Martin Short kishte telefonuar i alarmuar shoqen e Katherine-s dhe i kishte kërkuar të shkonte në banesën e saj, pasi nuk po merrte asnjë përgjigje prej saj. Kur mbërriti në shtëpi, shoqja gjeti derën e mbyllur dhe një shënim, duke telefonuar menjëherë autoritetet.

Policia hyri më pas në banesë dhe e gjeti Katherine-n në dhomën e gjumit. Në vendngjarje u raportua se u gjet edhe një armë, si dhe një letër e shkruar me dorë.

Sipas raportit zyrtar, vdekja është regjistruar si pasojë e vetëlëndimit. Dokumentet përmendin gjithashtu se Katherine kishte histori të problemeve të shëndetit mendor dhe një tentativë të mëparshme vetëvrasjeje në vitin 2017.

Disa muaj pas tragjedisë, Martin Short foli publikisht për dhimbjen e madhe që përjetoi familja, duke e përshkruar humbjen si një “makth” për të gjithë njerëzit që e donin vajzën e tij.

Aktori theksoi edhe rëndësinë e trajtimit serioz të problemeve të shëndetit mendor, duke bërë thirrje që këto sëmundje të kuptohen dhe trajtohen si çdo sëmundje tjetër reale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter